Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vasili sulmon qeverinë: Vendi në krizë nga pandemia, Rama bën turizëm. Rastet ditore dhe viktimat janë më shumë se ç’raportohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b89cd061bbed4344b9b92650313153f

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklarataë për mediat ditën e sotme ka thënë se vendi ynë ndodhet në një krizë të rëndë nga pandemia, ndërkohë që Rama bën turizëm elektoral, duke iu referuar tureve të kryeministrit nëpër disa zona të Shqipërisë, në kuadër të inspektimeve, por dhe fushatës prag-zgjedhore.

Vasili shprehet se shqiptarët po vuajnë shumë dhe po kurohen nëpër shtëpi, me minimumi 100 mijë lekë të vjetra në ditë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë tepër të ulëta në raport me shpenzimet e detyrueshme.

Ai i rikthehet sërish debatit të vjetër lidhur me numrin zyrtar dhe jozyrtar, për rastet e reja ditore dhe viktimat si pasojë e Covid-19, që sipas tij janë më të larta nga sa raportohen.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Situata me pandeminë është e qartë dhe në sytë tuaj. Ajo ka pësuar një përshkallëzim shumë të rrezikshëm, ashtu edhe sikurse pritej, vetëm dje kanë qenë gati 1100 raste të reja zyrtare, të provuara zyrtarisht nga qeveria, por shumëfishi i këtyre rasteve është në realitetin shqiptar. Është sigurisht një situatë vërtetë e rëndë dhe e cila rëndohet akoma më shumë, sepse ata që kanë detyrën shtetërore që të përballojnë këtë situatë, kanë detyrimin që t’i japin përgjigje asaj, merren me turizëm elektoral.

Edi Rama e të tijtë bredhin lart e poshtë për të mashtruar e për të folur për aeroporte, tunele imagjinare, në mes të Tiranës bëjnë sikur inaugurojnë fusha tenisi. Kujdesen për piramidën e cila për 8 vite me radhë u plaçkit dhe u rrop, por asnjë fjalë për pandeminë, asnjë fjalë e vetme. Është shumë e qartë që e gjithë mënyra e menaxhimit të pandemisë ka qenë një mënyrë skandaloze dhe të gjitha masat e ndërmarra nuk kanë ndihmuar asnjë gram që situata të përmirësohej, por përkundrazi ajo është rënduar në mënyrë ekstreme. Që prej fillimit të pandemisë dhe deklarimit të pikut të saj në prillin tashmë të largët, me 28 raste, tani kemi gati 50 herë më shumë raste të deklaruara. Ndonëse dhe me këto shifra është luajtur shumë, duke ulur e rritur testimet, sipas ditës politike të Edi Ramës, që kur i duheshin raste më pak deklaronin më pak e ulnin testimet, e kur i duheshin më shumë i rrisnin rastet e testimet.

Shqiptarët janë njohur gjithashtu edhe me lojën dis humane, skandaloze, edhe me humbjen e jetëve, ku në raport me ato humbje jetësh që qeveria raporton, e ato që ndodhin realisht ka diferenca të jashtëzakonshme. Shqiptarët po përballen në mënyrë të përditshme me kosto çnjerëzore të përballimit të shërbimit mjekësor, ku vetëm për shërbim mjekësor të përditshëm për të sëmurët me Covid, u duhet të shpenzojnë të paktën mbi 100 mijë lekë të vjetra në ditë, për të përballuar kurimin. Mjerimi dhe borxhet janë ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare. Kjo që po ju them e kjo që po ndaj me ju është prokupacioni i përditshëm i mijëra familjeve shqiptare, por edhe rrethit familjar të tyre, të cilët përpiqen me solidaritetin e tyre të bëjnë atë që qeveria që i ka tradhtuar nuk e bën.

Sot nuk ka një rimbursim, nuk ka një mbështetje ekonomike, nuk ka një ndihmë financiare, nuk ka asgjë. Të gjitha familjet e të sëmurët janë praktikisht në mëshirë të fatit. Dhe përveç katastrofës mjekësore, me dëmtim shëndeti e humbje jete, mjerimi ekonomik i cili nuk do të largohet për një kohë të gjatë nga familjet shqiptare është një fakt i kryer. Nuk mund të ecet përpara as një milimetër më tutje, duke i ikur pandemisë dhe duke bërë sikur në Shqipëri nuk po ndodh asgjë. Ju e shikon, nuk flasin për asgjë. Flasin për të ashtuquajturat suksese ekonomike që nuk ekzistojnë, ndërkohë që mjerimi është ky fakt që po ndaj me ju. Vazhdojnë turizmin elektoral lart e poshtë nga jugu në veri, flasin për lloj lloj realitetesh imagjinare, por për atë që është përditshmëria e mijëra e mijëra shqiptarëve, nuk thotë njeri asgjë.

Humbjet e jetëve për fat të keq po bëhen fakt edhe për moshat shumë të reja, nga 25 deri në 45, në moshat më aktive. Vetëm dje ka pasur zyrtarisht 15 humbje jete. Kjo strategji, kjo mënyrë sjelljeje, kjo lënie në dorë të fatit, është vërtetë një katastrofë, e cila po rëndon si asnjëherë më parë në historinë e tyre shqiptarët dhe ata ndodhen si asnjëherë të tradhtuar. Strategjia duhet të ndryshojë rrënjësisht, apo më mirë të themi të fillojë më në fund njëherë të vetme përballja me pandeminë. Duhet të ketë një strategji aktive. Të gjithë mjekët e shërbimit parësor të familjes dhe kushdo duhet të jenë aktivë me qytetarë dhe pacientët, që në shenjën dhe momentin e parë, pasi shumë raste pa kujdes shëndetësor po përkeqësohen dhe po humbin jetën dhe vijnë në një moment ku ata edhe mjekësia vetë nuk është në gjendje t’i ndihmojë më, vetëm e vetëm për shkak të lënies pas dore.

Masat kufizuese, një dështim i jashtëzakonshëm. Pse janë të tilla, e pse nuk vlen asnjë lloj mase e re kufizuese, ndaluese e gjobitëse që ka vënë? Sepse çdo masë, ashtu sikurse në çdo shtet europian, e pa shoqëruar fort me testim, gjurmim, trajtim, kryerjen e dezinfektimeve masive, mbështetjen e madhe financiare, shërbimin shëndetësor në banesë, pa gjithë këtë tërësi masash, masat kufizuese e ndalimi në 6 pasdite, në 10 të darkës, apo 11 të drekës, nuk kanë dhe nuk do të kenë vlerë, ashtu siç ka ndodhur realisht, ku nuk i kanë bërë dot asgjë pandemisë, e cila vetëm është thelluar. Jemi vendi i vetëm në botë, ku pandemia vetëm shkon drejt rritjes. Të gjithë kanë pasur valën e ngjitjes së pandemisë, zbritjen e saj dhe ndonjë ri ngritje të lehtë, por i vetmi vend që rastet rriten e rriten pambarimisht, siç qe edhe piku  djeshëm, është vetëm Shqipëria.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë përfundimisht që në ditën e tyre më të vështirë, në hallin e tyre më të madh, atëherë kur më shumë se kurrë më parë duhej që qeveria të bënte detyrën e saj, nuk e bëri. Shqiptarët vuajnë nëpër banesat e tyre, vuajnë hallin e tyre, ndërsa Edi Rama dhe zorzopët e tij bëjnë turizëm elektoral mashtrimesh të radhës. 25 prilli është një ditë kritike për të gjithë ne, sepse do të thotë që nëse nuk e vlerësojmë këtë ditë, do të jemi gjithmonë të tradhtuar, të vetmuar, të shkretuar e të mjeruar.

Më shumë

spot_img
spot_img