Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vasili sulmon ashpër kryeministrin: Je i pashpirt! Vetëm një njeri si ty mund të lërë pacientët pa ushqim nëpër spitale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bf6885df0d0410bcc6e8ab3a2745825e

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ia ka numëruar të gjitha kryeministrit Edi Rama, duke e bërë fajtor për çdo gjë të keqe që ndodh në vend, ndoshta “dhe në botë”.

Vasili thotë se Kreu i Qeverisë është një njeri i pashpirt dhe vetëm një njeri si ai mund t’i lërë njerëzit pa ushqim nëpër spitale, apo të mos rimbursojë barnat.

Nuk lë pa përmendur as fshehjen e shifrave të Covid-19, apo numrin e ulët të testimeve. “Inati” i Vasilit është te ato 2000 vaksina të cilat i konsideron kontrabandë dhe nuk nguron ta sulmojë Ramën dhe për infektimin e bluzave të bardha.

Shënimi i plotë i Vasilit

Pandemia provoi se Rama eshte i pashpirt me popullin dhe qytetaret!

Çdo veprim i Edi Rames eshte nje deshmi trondites, qe ky person eshte nje qenie e pashpirt me popullin dhe qytetaret e tij.

Vetem nje njeri i tille mundet qe:

Te lere pa ushqim te semuret me COVID ne spitale dhe nuk paguan as disa qindra racione ushqim dinjitoz e te shendetshem per ta duke detyruar familjaret e shkrete, qe te rrine dyerve te spitaleve me ushqime ne dore.

Te lere pa rimbusim te barnave e sherbimeve mjeksore mijra shqiptare te infektuar me COVID, qe dergjen te pashprese neper shtepite e tyre.

Te mos beje testime duke i lene mijra shqiptare pa diagnoze e per pasoje ne meshire te fatit dhe te COVID, qe perparon ne organizmin e tyre.

Te tallet ne menyre te pashpirt me shqiptaret duke sjelle nje traste qesharake Vaksinash klandestine, qe nuk zgjidhin asgje.

Te fshehe vdekjet nga COVID dhe ne menyre te pashpirte te luaje edhe me tragjedine e shqiptareve.

Te pakesoje testimet per COVID nga nje dite ne tjetren thjesht per ti bere sherbim propagandes se deshtuar te tij.

Te lere shendetesine totalisht te ç’organizuar dhe ne kaos te plote dhe ne dore te Tireve, qe plaçkisin e dhunojne te semuret me COVID.

Te lere mijra mjeke e infermiere pa veshje mbrojtese dhe mjete dezinfektuese duke rrezikuar ne menyre te pashpirt jeten dhe shendetin e tyre.

Te bleje me tetefishin e çmimeve mjetet mbrojtese kunder COVID ne tendera sekrete duke grabitur edhe ato pak para, qe shendetesia shpenzon per COVID.

Te lere mijra bisnese pa asnje ndihme financiare per demin nga Pandemia, duke bere qe dhjetra mijra shqiptare te humbasin punen, pra burimin e vetem te mbijeteses.

Te paguaje miliarda pet koncesionet e inceneratore dhe te mos jape leke per nevojat urgjente te Pandemise.

Qytetaret sa here ta shohin Edi Ramen duhet te mos harrojne kurre qe kane perpara nje kryeminister te pashpirt me popullin dhe qytetaret.

Faktet e mesiperme jane vetem nje pjese shume e vogel e mizorise se tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img