Hapësire reklamuese

Politikë

Vasili nxjerr shifrat e Covid dhe akuzon qeverinë për mashtrim: Sot kishte më pak raste se u bënë më pak teste, infektimet u rritën me 1.3% brenda ditës (BILANCI)

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ballafaquar shifrat e bëra zyrtare nga Ministria e Shëndetësië, lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit.

Dje ishin 1124 raste të reja me Covid, ndërsa sot 953, kjo jo për shkak të uljes së infektimeve, por për shkak se u bënë më pak teste. Në ndryshim nga dje që u bënë 4254 sot u bënë 3484, pra 769 më pak ndaj dhe kishte më pak raste të reja.

Mirëpo Vasili kalkulon shifrat dhe nxjerr që treguesi i pozitiviteteit është më i lartë, dje 26.4% ndërsa sot 27.4%. ai akuzon qeverinë se po luan dhe po mashtron qytetarët.

Shënimi i Petrit Vasilit

Rilindja nuk heq dore nga mashtrimi me shifrat e pandemise!

Sot qeveria paraqiti 953 raste te reja te qytetareve te infektuar me COVID.

Ne dukje me pak se nje dite me pare kur ishin 1124 raste reja.

Por e verteta eshte krejt ndryshe.

Sot testimet u ulen me rreth 20%.

Nga 4254 ne 7 shkurt pra nje dite me pare, ne 3485 testime sot me 8 shkurt, thene me thjesht 769 testime me pak.

Ne rast se ne 7 shkurt treguesi i pozitivitetit ishte 26.4%, ndersa sot ne 8 shkurt perkundrazi ai eshte rritur ne 27.4%.

Pra rastet realisht jo vetem nuk jane ulur, por perkundrazi jane rritur.

Rilindja nuk heq dore nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo eshte kriminale sepse behet fjale per Pandemi qe merr jete njerezish.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll