Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vasili: Amerika dhe DASH ja kanë hequr përfundimisht vizën Edi Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili thotë se Amerika dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ja kanë hequr vizën Edi Ramës.

Pasi sipas Vasilit për amerikanët Rama përfaqeson mbështetësin e krimit të organizuar, frymëzuesin e korrupsionit të çfrenuar dhe shndërruesin e Shqipërisë në lavatriçen gjigante të pastrinit të parave. 

Vasili i kthen kështu përgjigje deklaratave të zëvendës Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Palmer, duke shtuar se raporti i TASH është rruga e vetme për veprim e opozitës për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina.

Statusi i plotë: 

Amerika dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ja ka hequr perfundimisht vizen Edi Rames!!

Per SHBA- ne Edi Rama perfaqeson mbeshtetesin e krimit te organizuar,frymezuesin e korrupsionit te cfrenuar dhe shnderruesin e Shqiperise ne lavatricen gjigane te pastrinit te parave.

Amerika ka folur qarte.

Amerika eshte nje e vetme dhe ndodhet ne Raportin e DASH.

Raporti i DASH eshte rruga e vetme per veprim e opozites per te shpetuar Shqiperine nga gremina.

Raporti i DASH eshte themeli i objektivave te opozites per te larguar vendin nga humnera.

Ja c’thote DASH per Edi Ramen dhe kriminalizimin e vendi:

“Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

Shyqyr qe Amerika eshte kaq e qarte dhe eshte ajo qe eshte dhe i ve emrin shkaktarit te vetem te shkaterrimit te Shqiperise dhe ky emer eshte Edi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img