Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Vasil Bedinaj jep dorëheqjen si kreu i shoqatës së Unionit Turistik të Jugut: Nuk arritëm ta bënim Vlorën kryeqytetin e Shqipërisë për muajin Nëntor, marr përgjegjësi të plotë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni Vasil Bedinaj ka dhënë dorëheqjen si kreu i shoqatës së Unionit Turistik për Jugun, pasi siç e thotë vetë ai në një postim në rrjetet sociale, ka marrë përgjegjësinë e plotë që shoqata që ai drejton nuk arriti ta bënte Vlorën kryeqytetin e Shqipërisë për festa.

Ai shpjegon se marketingu i përgjithshëm për qytetin, dhe axhenda festive nuk arriti ta bënte qytetin bregdetar destinacionin e preferuar të qytetarëve. Bedinaj thotë se ia ka paraqitur dorëheqjen Unionit të Turizmit Shqiptar dhe antarësisë në Vlorë 2 ditë më parë, duke i hapur rrugën zgjehdjes së kryetarit të ri.

Sipas tij, të tërhiqesh nuk është turp por nder, sepse turp është të dëmtosh me vetëdije e të mos pranosh të ikësh edhe kur nuk po bën asgjë.

Postimi i Vasil Bedinaj:

Në biznes kam drejtuar përherë me përgjegjësi, përgjegjësi ndaj atyre që më besojnë pra klientëve dhe përgjegjësi për ata që I quajmë familje dhe që janë stafi ynë. Por më shumë përgjegjësi për ata çfarë përfaqësoj që është biznesi dhe shtepia e madhe, Vlora.  Gjithmonë kam qënë në pararojë të ndryshimit, kam kërkuar më të mirën , kam ndihmuar dhe jam përpjekur që turizmi në Vlorë të jetë si e meriton, elitar. Kam  qënë edhe kritik, si sot… kur kërkoj dhe besoj se me të drejtë duhet të kishim qënë destinacioni kryesor për festa. Por, marketing I përgjithshëm për qytetin, axhendën festive nuk eci njësoj as me përpjekjen tonë individuale si biznese dhe as me  promovimin e destinacionit që bënë qytete të tjera, më të vegjël se Vlora dhe më pak të lidhur me tematikën Historike. Meritonim të ishim të parët dhe sja dolëm . Për këtë ndihem fajtor që ne si biznese nuk investuam sa duhet, nuk kërkuam sa duhet nga bashkia, nuk arritëm të jemi kryeqyteti I Shqipërisë në Nëntor. Ndaj ,marr përgjegjësi të plotë dhe jap dorëheqjen nga kreu i shoqatës së Unionit Turistik për Jugun.

Shpresoj që për punët e parealizuara, për projektet e lëna në mes, për të treguar përgjegjshmëri për qytetin dhe atë çfarë përfaqësojnë, tju kem dhënë edhe të tjerëve një model,  si të largohesh denjësisht. Të tërhiqesh nuk është turp, turp është të dëmtosh me vetëdije e të mos pranosh të ikësh edhe kur nuk po bën asgjë.  Dorëheqja është nder!

Dorëheqja I është depozituar Unionit të Turizmit Shqiptar dhe antarësisë në Vlorë më 29 Nëntor, duke I hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Zgjedhjet e reja do të mbahen më 22 Dhjetor, ndaj ftoj miqtë e biznesit të kandidojnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img