Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Varri masiv me viktimat e diktaturës në Përmet, reagon Presidenti Meta: Shteti të ndriçojë të vërtetën, shpirtrat e tyre duhet të pushojnë në paqe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta reagon për varrin masiv me viktimat e diktaturës komuniste, që raportohet se është zbuluar sot në Përmet. Sipas Metës, institucionet shtetërore duhet zbardhin të vërtetën.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës. I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë”, shkruan Meta.

Varri masiv thuhet se ka një hapësirë prej të paktën 100 metra katrorë dhe është zbuluar nga firma ndërtuese e një prej rrugëve, në një lagje të Përmetit. Firma ndertuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit  kanë rrethuar zonën në fjalë.

Më shumë

spot_img
spot_img