Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Varri i harruar e i dhunuar i shqiptarit të madh Faik Konica

spot_img

Lajme të ngjashëm

e8e995836d9ef0dd594ee93ad2ed544e

Diku nëpër ferrat e parkut të Tiranës gjendet varri i njërit prej shqiptarëve më të shquar të shekullit të shkuar. Është varri i Faik Konicës.

Shkrimtari Lazër Stani e ka vizituar këto ditë varrine  Konicës dhe na përcjell me tekst e fotografi se në çfar situatë ndodhet, se si është fshehur mes ferrave e drurëve dhe si i janë shkulur pllakat. Shqiptarët e para viteve ‘90 ia mohua amanetin për 50 vjet për tu prehur në tokën mëmë ndërsa shqiptarët e pas 90 e kanë lënë në harresë dhe më keq akoma ia dhunojnë edhe varrin. Përmes nëj mesazhi shoqëruar me fotografi, shkrimtari Lazer Stani na sjell gjendjen në të cilën ndodhet varri i shqiptarit të shquar Faik Konica.

Screedfdwwhot_1.jpg

Në këto foto është varri i Faik Konices, i braktisur, i fshehur mes drureve, i harruar diku në periferi të Tiranës, në atë që quhet parku i madh i qytetit. Dhe me pllakat e varrit të shkulura, të thyera.

Konices, mendjes më gjeniale të shqiptarëve në shekullin e shkuar, për pesëdhjetë vjet ia mohuan dy metra tokë për varr në atdheun e tij, duke ia lënë amanetin e tij të paplotësuar. Dhe kur amaneti iu përmbush barbarët ia dhunuan varrin. Nuk e di se çfarë të ardhmeje mund të ketë një komb që nuk nderon njerëzit e tij të shquar, por nderon barbarët, kriminelët, banditët, sharlatanët, plaçkitësit dhe rrënuesit e tij?! Apo ndoshta ne nuk e duam Konicën sepse ai, si askush tjetër ndër shqiptarë, na e shqiptoi të vërtetën tonë të hidhur, prej si cilës kemi frikë si prej mortjes”, shkruan Lazer Stani. /27.al/

Screefgr444sdgot_1.jpg

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img