Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Varr masiv në Përmet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një varr masiv i viktimave të diktaturës komuniste është zbuluar dje në Përmet. Bëhet me dije se varri është zbuluar nga një kompani që po merrej me ndërtimin e rrugës në një nga lagjet e qytetit.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve, Nebil Çika. Ky i fundit është shprehur se vendi ku është gjetur varri dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e disidentëve.

 “Ka qenë repart ushtarak i sigurisë së shtete. Askush nuk futej nga qytetarët. Tani ka pallate por dikur ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Deri në 1991 ishte qendra e trajnimit të forcave të Ministrisë së Brendshme. Këto vende në bazë të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, janë përdorur edhe për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë.

Këto vende janë përdorur si vende pushkatimi ose varrosje të atyre që kishin vdekur nga torturat. Dëshmitë e njerëzve thonë që njerëzit varroseshin këtu Krisma e pushkatime ka pasur,” tha Çika për median.

Më shumë

spot_img
spot_img