Hapësire reklamuese

Bota

Varianti “Omicron” shfaqet edhe në Gjermani, identifikohen dy rastet e para që erdhën në aeroportin e Mynihut

Shkruar nga Newsbomb
Varianti “Omicron” shfaqet edhe në Gjermani, identifikohen dy

Mutacioni "Omicron" është edhe përhapur në Europë. Pas Britanisë janë konfirmuar rastet e para dhe në Gjermani. Dy rastet e para të variantit të ri janë identifikuar në Bavari, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë gjermane.

Dy pacientët, të cilët janë izoluar, mbërritën në aeroportin e Mynihut më 24 Nëntor, përpara se Afrika e Jugut të caktohej nga autoritetet gjermane si "zonë e mutacionit të virusit". Më herët edhe në Britaninë e Madhe u konfirmuan dy rastet e para me variantin “Omicron”.

Shkencëtarët thanë se varianti mutant ishte “varianti më i keq që kanë parë deri më tani”, ndërsa shtuan se vaksinat janë më pak efektive kundër tij. BE u kërkoi vendeve anëtare që të kufizojnë dhe të anulojnë udhëtimet me vendet e Afrikës së Jugut, ku mendohet të jetë shfaqur për herë të parë ky variant i Covid-19.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.