Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Varianti Omicron në Shqipëri, Tomini: Kemi patur sinjale për prezencën e virusit që në 5 Dhjetor, dy të infektuarit patën kontakte…

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme u konfirmuan dy raste pozitive me variantin e ri të Covid-19, “Omicron” në vendin tonë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se sinjalet për variantin “Omicron”në vendin tonë janë evidentuar që në datën 5 Dhjetor.

Ajo tha në “ABC News” se bëhej fjalë për persona që kishin pasur kontakte me rastin primar në Kroaci. Sipas saj dy të infektuarit nuk janë hospitalizuar.

“Të gjitha mostrat e dyshuara janë dërguar përkatësisht gjatë kësaj periudhe. Që nga data 5 dhjetor është marrë sinjal mbi disa raste të dyshuara që kanë qenë kontakte të rastit primar të identifikuar në Kroaci. Është kryer njëherë hetimi epidemiologjik nga specialistët e terrenit me informacionet që u konfirmuan për rastin kontakt.

Raste kanë qenë 4 të vaksinuar me dy dozat, një i shëruar dhe një rast vetëm me një dozë. Pas hetimi u evidentua edhe një rast tjetër që ishte po pjesë e takimit. Rasti ishte i izoluar. Kishte pasur shenja të mëhershme. Nuk janë raste të hospitalizuar. Kontaktet e ngushta rezultuan Omicron”, tha Tomini.


Më shumë