Greqia ka konfirmuar 6 rastet e para të variantit Mu të Covid-19.
Organizata Kombëtare e Greqisë për Shëndetin Publik ka deklaruar se 6 rastet po monitorohen nga OBSH.
Mediat greke raportojnë se dy raste të variantit të ri u identifikuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, dy të tjera në Argolida në rajonin verior të Peloponezit, një në Atikë, dhe një tjetër në Akaia, gjithashtu në Peloponez.
Shifrat e të infektuarve me variantin Delta janë shumë të larta, ku vetëm sot janë shënuar 899 të infektuar me Delta.