Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Varianti indian i Covid “kërcënon” të pavaksinuarit, dyfish më i rrezikshëm dhe vdekjeprurës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas të dhënave të fundit rezulton se variant indian, ose ndryshe Delta është më infektues dhe shkakton simptoma më të rënda tek personat të cilët infektohen.

Bazuar në disa studime të kryera në Skoci, të infektuarit me variantin indian janë dyfish më të rrezikuar në krahasim me variantet e tjera të përhapura më herët, ai britanik apo Alfa.

Gjithashtu,  sipas këtij studimi personat të cilët nuk janë vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës anti-Covid, si dhe të gjithë ata qytetarë të ciëlt kanë sëmundje bashkëshoqëruese, janë më të rrezikuar.

Studiuesit nga Universitetet e Edinburgut dhe Strathclyde kanë botuar kërkimet e tyre në Lancet. Sipas studiuesve, të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive kundër variantit indian ose Delta, por mARN-ja e Pfizer  është më efektive kundër mutacionit indian,

Studiuesit në dy universitetet në Skoci kanë zbuluar të dhëna specifike mbi normat e imunitetit nga vaksinat kundër mutacionit indian “Delta” dhe mutacionin britanik “Alpha”.

Vaksina Pfizer ka rezultuar 92% efektive kundër variantit britanik, ndërsa 79 % efektiv kundër variantit indian

AstraZeneca sipas tyre është 73% efektive kundër variantit  britanik dhe 60% kundër variantit Indian.

Vaksinat janë efektive dhe e vetmja mënyrë mbrojtje për njerëzit kundër variantit indian. Ajo që zvogëlohet është shkalla e efikasitetit, domethënë rriten shanset që secili prej nesh të zhvillojë simptoma të rënda, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tij në planin afatgjatë.

Gjithashtu studiuesit bënë të ditur se pa vaksinat dhe vaksinimin e plotë të popullsisë, bota është e pambrojtur nga ky virus.  Ndër të tjera ata shtuan se edhe kur e gjithë popullsia të jetë vaksinuar,  ne duhet të respektojmë të njëjtat masa mbrojtëse sepse mutacionet, veçanërisht indiane (Delta) e bëjnë virusin më ngjitës dhe më të rrezikshëm.

Më shumë

spot_img
spot_img