Hapësire reklamuese

Rajoni

Varianti indian i Covid i afrohet Shqipërisë, ministri i Shëndetësisë: Kemi konfirmuar rastin e parë, të zgjaten masat kufizuese

Shkruar nga Newsbomb
Varianti indian i Covid i afrohet Shqipërisë, ministri i

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko FIlipiçe ka deklaruar se do të propozojë deri tek Shtabi i përgjithshëm i Krizës, që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në territorin e tërë shtetit.

Kjo pasi javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është konstatuar varianti “indian” i koronavirusit.

Filipçe tha se ky pacient kishte ardhur nga Iraku dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar, kur është kthyer në vendin, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk është shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe, raportojnë mediat fqinje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.