Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Varianti i ri Omicron, Manastirliu: Janë përgatitur mostrat për laboratorët përkatës në Angli dhe Gjermani, situata e qëndrueshme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e ftuar në Report TV, lidhur me variantin e ri Omicron, ka bërë me dije se disa mostra janë gati për t’u dërguar për testim në laboratorët përkatës në Angli dhe Gjermani.

“Më lejoni të them që situata është e qëndrueshme, e kontrolluar. Ne kemi filluar tashmë dozën e tretë ditën e djeshme, kjo për të krijuar një barrierë mbrojtëse. Deri tani nuk kemi akoma panoramën e qartë të virusit të ri sepse deri më sot ajo që dihet është se ky variant përhapet shumë më shpejt se Delta dhe deri tani 25 vende në botë e kanë verifikuar se kanë prezence të tij.

Vendi i parë është Afrika e Jugut dhe të gjitha vendet kanë marrë masa për kufizime. Akoma nuk kemi të dhëna për të bërë vlerësime se sa fatalitetesh shkakton, apo çfarë roli ka vaksina. Në Shqipëri, ne kemi përgatitur gjithë serine e mostrave.

Aktualisht janë procedura që bëhen në periudha të caktuara, nuk mund të themi se kemi një dyshim, por patjetër që vijojmë të përgatitemi në mënyrë që të kemi të dhëna sa më të shpejta. Janë përgatitur kampione për t’u dërguar jashtë vendit për të marrë të dhëna konkrete”, deklaroi Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img