Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Varianti i ri i COVID, mjeku paralajmëron: Nuk do ngelet njeri pa u infektuar! E vetmja zgjidhje është…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Varianti i ri i COVID-19, i zbuluar në Afrikë dhe i emërtuar “Omicron”, ka shkaktuar alarm në të gjithë botën, për shkak se ekspertët shprehen se po përhapet me shpejtësi.

Mjeku Genc Sulçebe është shprehur në emisionin “Log” se përhapja me shpejtësi e këtij variant mund të sjellë rrezikun që të mos ngelet asnjë pa u infektuar. Ai tha se e vetja zgjidhje është vaksinimi, që ndihmon në kalimin e virusit me simptoma më të lehta.

“Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.

Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë”, tha Genc Sulçebe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img