Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Varianti i ri i Covid mbërrin në një tjetër vend, autoritetet në ALARM

Lajme të ngjashëm

Varianti i ri i Covid-19, Gryphon ka mbërritur dhe në Pakistan. Prezenca e këtij varianti është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat kryeministri Shebaz Sharif, tha se autoritetet janë të gtshme që të përballen me një rritje të rasteve të reja, pas zbulimit të variantit të ri.

Më tej ai u këroi autoriteteve të rrisin kontrollin e pasagjerëve në aeroporte dhe të përgatiten pasi një valë e re e pret vendin.

“Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit “, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.

Rreth 90 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa autoritetet në Punjab, provinca më e populluar e vendit, kanë rekomanduar një dozë përforcuese për mbrojtjen kundër virusit. Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në total.

Më shumë