Hapësire reklamuese

Aktualitet

Varianti i ri i COVID-19, Silva Bino: Kemi testuar dy raste për të cilat morëm informacion që kishin patur kontakt jashtë vendit, rezultatet…

Shkruar nga Newsbomb
Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka treguar se në Shqipëri janë testuar 2 raste për të cilët është marrë informacion se kanë patur kontakte jashtë vendit me persona të infektuar me variantin e ri të COVID-19, por që rezultatet kanë dalë negative.

“Kemi testuar dy raste për të cilët morëm informacion që kishin pasur kontakte jashtë vendit me një të diagnostikuar me variantin e ri. Rezultuan negativë. Virusi që shkakton Covid-in është një virus që përhapet në rrugë respiratore dhe si i tillë është një virus që përhapet kudo”, tha Bino në A2CNN.

Sipas saj festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e numrit të rasteve të reja, ndërsa u shpreh se janë shtuar infektimet te moshat e reja.

“Kemi rritje të infektimeve në të gjitha grupmoshat, por ajo që vihet re është një rritje e rasteve edhe në moshat e reja. Kjo lidhet me rritjen e kontakteve dhe mosrespektimin e masave gjatë festave të fundvitit. Deri tani, vijojmë të jemi me këto masa. Në varësi të situatës apo të shpërthimeve të ndryshme, Komiteti i Ekspertëve do të përcaktojë edhe masat përkatëse”, u shpreh shefja e ISHP-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll