Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Varianti i ri është i tmerrshëm”, BE thirrje vendeve anëtare: Bllokoni udhëtimet me Afrikën e Jugut

Shkruar nga Newsbomb
“Varianti i ri është i tmerrshëm”, BE thirrje vendeve

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të ndërpresin fluturimet me vendet e Afrikës së Jugut, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, i cilësuar nga ekspertët si “i frikshëm”.

Shumë pak dihet për variantin e ri të quajtur B.1.1.529, por shkencëtarët thonë se fakti që ka plot 32 lloje mutacionesh, e bën atë tepër “tmerrues”.

Ky variant është identifikuar në Afrikën e Jugut, Botswana dhe Hong Kong, ndërsa ditën e sotme u konfirmua rasti i parë në Belgjikë.

Italia, Austria, Franca, Japonia, Hollanda, Malta dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë ndërprerë tashmë fluturimet me Afrikën e Jugut.

Gjatë një konference për media, shkencëtarët gjenomikë thanë se varianti i ri ka një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, me më shumë se 30 në proteinën kryesore, strukturën që përdor virusi për të hyrë në qelizat që sulmon, raporton newsbomb.al.

Shqetësimet kryesore janë se varianti i ri mund të arrijë të shmangë sistemin imunitar, duke e bërë të pavlefshme edhe vaksinën, teksa përhapet edhe më shpejt se varianetet e tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll