Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Varianti i ri afrikan i Covid-19, OBSH e cilëson shqetësues dhe vendos ta quajë “Omicron”

Shkruar nga Newsbomb
Varianti i ri afrikan i Covid-19, OBSH e cilëson shqetësues dhe vendos

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka cilësuar mutacionin e ri të koronavirusit “variant shqetësues” të cilin e ka emërtuar si “Omicron”.  

Grupi Këshillimor Teknik i OBSH-së për Evoluimin e virusit SARS-CoV-2 dhe një grup i pavarur ekspertësh, u mblodh të premten për të diskutuar rreth variantit të ri. Këshilltarët rekomanduan që OBSH të caktojë variantin si “shqetësues”, duke iu referuar numrit të madh të mutacioneve. Sipas OBSH do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri.

Ky variant u zbulua fillimisht nga autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut, ndërkohë BE iu bëri thirrje vendeve anëtare që të anulojnë udhëtimet me vendet e Afrikës së Jugut pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, i cilësuar nga ekspertët si “i frikshëm”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll