Hapësire reklamuese

Bota

Varianti “Delta” rrit sërish numrin e infektimeve, ky është shteti që do të palikojë dozën e tretë të vaksiëns anti-COVID

Shkruar nga Newsbomb
Varianti “Delta” rrit sërish numrin e infektimeve, ky

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka bërë me dije se Izraeli do të fillojë aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për qytetarët mbi 60 vjeç.

Duke filluar nga dita e dielë qytetarët do të kenë mundësi të marrin dozën e tretë, ndërkohë që rreth 55% e popullsisë izraelite i ka marrë dy doza të vaksinës.

“U bëj thirrje njerëzve të moshuar që tashmë janë vaksinuar, të marrin edhe dozën shtesë. Mbrojeni veten. Vendimi për dozën e tretë u bazua në kërkime dhe analiza të konsiderueshme, si dhe në rritjen e rrezikut nga varianti Delta”, tha Bennett.

I pari që do të marrë dozën e tretë të vaskinës do të jetë presidenti Isaac Herzog.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.