Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Varianti Delta i rrezikshëm”, Rama mesazh qytetarëve: Vaksinohuni iu mbron nga simptomat e rënda

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama sot ka vizituar qendrën e re shndetësore “18 Tetori” në Dimal, ku dhe ka nisur vaksinimi masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Rama teksa ka vizituar qendrën shëndetësore ka dhënë një mesazh. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi edhe pse mund të preken do të kenë efekte shumë të lehta.

Ai tha se edhe vetë ishte i vaksinuar dhe se nuk ishte asnjë shqetësim, duke thënë se mos t’i besojnë teorive konspirative.

“Procesi ka ecur jashtëzakonisht mirë dhe është botërisht e klasifikuar ndër vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij procesi. Variati i ri është një variant agresiv dhe që përhapet shumë shpejt dhe është i rrezikshëm, sidomos kur kap ata që janë të pavaksinuar.

Vaksinimi nuk të bënë 100% të paprekshëm por e bën virusin më të dobët përballë idividit. E vërteta është në ato raste kur preket një i vaksinuar shancet e çuarjes në spital janë 0 dhe simptomat janë të administrueshme pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj është e rëndësishme të vaksinohemi. Konretisht këtu po flet një i vaksinuar, nuk kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që janë skeptik apo të teorive të konspirative. Është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët,” tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img