Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Variantet e reja të virusit, Najada Çomo: Kemi marrë sinjale laboratorike për mutacion të COVID-19; Bino: Në Londër janë nisur 50 mostra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ba58e4ec7ee0c2e646ef7d261204f065

Silva Bino nga ISHP është shprehur se Shqipëria ka dërguar 50 mostra në Agjencinë e Shëndetit Publik në Londër, për të parë nëse janë variante të reja të koronavirusit.

Ndërkohë profesoreshë Najada Çomo tha se këto mostra janë dërguar për shkak se në laboratore janë marrë sinjale që të çojnë të mendosh se mund të jenë mutacione.  

“Ne çojmë gjithmonë mostra, edhe në këtë periudhë kemi dërguar. Ne kemi marrë sinjalet laboratorike dhe kemi qenë tejet të kujdesshëm që të veçojmë mostrat që janë të ndryshme dhe të çojnë të mendosh që është një mutacion. Nuk kemi akoma një përgjigje.
Në laborator ne po testojmë edhe për gripin sezonal. Sot ne jemi në një tjetër etapë për sa i përket këtyre infeksioneve respiratore”, tha Çomo.

“Janë 50 mostra që po dërgohen në Londër. Janë mostra të përzgjedhura nga riinfeksionet apo rastet e tjera. Dyshojmë se të dy variantet janë prezent në vendin tonë, edhe ai i Britanisë së Madhe dhe ai i Afrikës së Jugut, flasim për situatën epidemiologjike. Laboratorët e referencës janë të ngarkuar por na kanë garantuar se monstrat tona do të ekzaminohen. ”, u shpreh Bino.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img