Hapësire reklamuese

Bota

Variantet e Covid-19, Presidentja e KE-së bën thirrje: Duhet të rritim normën e vaksinimit!

Shkruar nga Newsbomb
Variantet e Covid-19, Presidentja e KE-së bën thirrje: Duhet të

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se 78% e të gjithë të rriturve në vendet e BE-së janë të vaksinuar. Duke iu referuar varianteve të Covid-19, von der Leyen bën thirrje që të rritet norma e vaksinimit, si dhe qytetarët në mbarë botën të marrin dozën përforcuese anti-Covid-19.

“Këtë vit, miliona evropianë janë vaksinuar kundër COVID-19. Sot, më shumë se 78% e të gjithë të rriturve në BE janë të vaksinuar. Por për t’u marrë me variantet, duhet të rrisim më tej normat e vaksinimit. Ne kemi disa doza për vaksinat dhe doza përforcuese. Pra, le ta bëjmë atë”, shkruan Ursula von der Leyen.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.