Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Diplomati thekson se BE i merr shumë seriozisht shqetësimet bullgare, ndërkohë që pritet që Bullgaria të miratojë propozimin për Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera ai u bën thirrje palëve që të përmbushin angazhimet e tyre.
“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në dhe në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita #GERB @BoykoBorissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë.
Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. #Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë #Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.”, thuhet në mesazhin e Varhelyit.