Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Varhelyi është shprehur se Bashkimi Europian mbështet institucionet e drejtësisë së re, teksa ka nënvizuar se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
Në fund, zyrtari i lartë europian ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm: “Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet”.
“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vettingut dhe OMN në Tiranë sot. Rikonfirmoj mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet”, shprehet Varhelyi.