Hapësire reklamuese

Politikë

Varhelyi pas takimit me Metën: Diskutuam për reformat që Shqipëria duhet të marrë për rrugën drejt BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Varhelyi me Meten

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ditën e sotme ka vizituar Shqipërinë për të dorëzuar projekt-raportin e KE.

Pas fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, ai është takuar me presidentin Meta në zyrën e këtij të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai është shprehur se ka diskutuar me Metën në lidhje me reformat që duhet të marrë Shqipëria në rrugën drejt BE-së, si dhe është diskutuar për planin e investimeve ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam me Presidentin Ilir Meta në Tiranë sot në lidhje me reformat që Shqipëria duhet të marrë në rrugën drejt Bashkimit Europian.. Gjithashtu prekëm Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Varhelyi.

Screenshot_16.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll