Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i ka dërguar një letër kryeministrit në Kosovës Albin Kurtit, ku i ka kërkuar rinisje të shpejtë të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e Varhelyi.
Ai shkruan se nisja e dialogut është thelbësore për rrugën Evropiane.
“Kjo është thelbësore për rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjera.