Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti, ka reaguar pas fotove të publikuara në media ku shihet Vangjush Dako duke bërë fushatë në mbështetje të Emirjana Sakos së PS-së.
Hoti shkruan se Dako dhe Sako po kërkojnë ta shndërrojnë qytetin në “non grata”, siç ëhstë edhe ish-kryebashkiaku, teksa shton se ai dhe PD do të luftojnë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve.
“Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako.
Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre”, shkruan Luan Hoti.