Prezenca dhe fjalimi i Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike nxiti aludimet nëse kjo ishte mënyra vajzës së Berishës për t’iu futur politikës.
Pikërisht për këtë çështje ish-kryeministri Berisha është pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Berisha me bindje të plotë tha se ajo nuk dëshiron të garojë me të atin e saj.
‘Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%.
Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.
Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.
E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj.
Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, tha Berisha.