Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Vangjel Tavo publikon fotot: Rilindas, s’ju vjen turp? Sot që vdiq Bashkimi vini banderola fushate në Gjirokastër?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike vendosën që ditën e sotme të mos zhvillonin asnjë aktivitet politik, pas ndarjes nga jeta të ish-deputeti Bashkim Fino.

Por “heshtja politike” e ditës së sotme duket se nuk është respektuar në të gjitha qytetet, pasi kandidati i LSI-së Vangjel Tavo ka publikuar disa foto ku shihet se në Gjirokastër janë vënë disa banderola të Partisë Socialiste.

“Rilindas, a nuk ju vjen turp? Rilindas, sot, në një ditë zie kombëtare në nderim të humbjes së jetës së Bashkim Fino, birit të Gjirokastrës e gjetët të vendosni banderola? Nuk prisnit dot deri nesër”, shkruan ndër të tjera Vangjel Tavo.

Postimi i plotë:

Rilindas, a nuk ju vjen turp?

Rilindas, sot, në një ditë zie kombëtare në nderim të humbjes së jetës së Bashkim Fino, birit të Gjirokastrës e gjetët të vendosni banderola? Nuk prisnit dot deri nesër? Që nuk jeni socialistë këtë e dinë të gjithë por që nuk jeni as humanë kjo vërtetohet gjithnjë e më shumë.

Dhe ju o rilindas po shkelni haptazi ligjin dhe Kodin Zgjedhor, keni vënë banderolë pranë KZAZ nr. 80 në Gjirokastër dhe në fasadën e Bashkisë Tepelenë, në shkelje të plotë dhe haptazi.

Nuk u mjaftuat të talleni me arrogancën tuaj gjithë këto vite me njerëzit e thjeshtë? Vetëm paratë e këtyre banderola mund të ushqejnë disa familje për një muaj. Por ju nuk keni ndjesi njerëzore dhe as keqardhje sepse paratë e drogës dhe korrupsionit i keni përfituar nga pushteti.

E shtyva për nesër konferencën për shtyp në respekt të mikut tim Fino, që u nda nga jeta sot, ndaj neser do mësojnë të gjithë se sa poshtë që keni rënë.

Jeni të humbur dhe këtë e dini edhe vetë. Të paktën ruani një pikë krenarie e priteni humbjen me dinjitet.

Më shumë




spot_img








spot_img