Kryeministri Edi Rama mohoi lajmin që u publikua fillimisht nga mediat greke se ka propozuar Vangjel Tavon që të marrë drejtimin e Himarës.
Ai u pyet nga gazetarët nëse lajmi është i vërtetë, por kreu i qeverisë e ka mohuar.
Rama tha se mediat greke nuk kanë asnjë burim të sigurtë duke theksuar se po presin qeveria është duke pritur vendimin e formës së prerë të drejtësisë, dhe pas vendimit do të veprojë se çfarë do të bëjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Himarë pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg.
“Në këndvështrimin tim, së pari nuk është një vendim i formës së prerë, duhet të presim të marrë formë të prerë. Nuk mund të marrim ne një vendim të formës së prerë. Gjërat që kanë qarkulluar për Vangjel Tavon kanë si burim median greke dhe jo median shqiptare. As qeverinë dhe as zyrën time. Nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke, pa më pyetur edhe mua. Janë histori që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është një pyetje për kolegët tuaj grek.” - tha ai.