Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vangjel Tavo ironizon PS-në: Rilindjes nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista, i hoqi të gjithë socialistët e vjetër dhe po e mbush me kooperativistë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4176f78c98600e0c72f3e3f0d4c6ed38

Ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili do të kryesojë listën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, ka ironizuar Partinë Socialiste pasi disa figura të njohura refuzuan të kandidojnë nën siglën e PS-së.

Duke iu referuar Musa Ulqinit dhe Dritan Lelit, Tavo thotë se “Rilindjes” nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista pasi janë të trembur.

Ai thotë se me këtë listë që ka bërë Rama duke hequr socialistët e vërtetë dhe duke e mbushur PS-në me kooperativistë, kryeministri është duke u bërë gati për opozitë.

Postimi i plotë:

Çfarë ka kështu “Rilindja?” Pse e ka humbur kaq keq toruan?

Nuk i pranojnë njerëzit të hyjnë në lista!

Hiq e hiq socialistë të vjetër por edhe këta të rinjtë e sektit të “Rilindjes” nuk po i binden. Ose na ver në vend të sigurtë ose nuk pranojmë. Pse kaq të trembur?

Kanë nisur të flasin edhe përçart.

Do marrim 3 në Gjirokastër thoshte dje Çuçi, do marrim 2 tha sot shefi i Çuçit, por në mendje kanë a do e marin edhe një apo jo? Sepse 2 do i marrë LSI.

Ç’ka “Rilindja” kështu kaq e hutuar? Po bëhet gati për opozitë me këtë listë. I hoqi të gjithë socialistët e vjetër e po e mbush opozitën e pas 25 prillit me kooperativistë të bindur që nuk kanë lidhje me PS-në por me sektin transpolitik që mjeroi shqiptarët për 8 vite.

Socialistë të ndershëm. Rilindja ju braktisi e me këtë listë po ju braktis totalisht. Bashkohuni me ne, le të shporrim përgjithmonë këtë sekt që shkatërroi vendin por edhe dinjitetin e socialistëve të thjeshtë.

Te gjithë së bashku për FITOREN E MADHE – për qarkun e Gjirokastrës e mbarë vendin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img