Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vangjel Tavo i LSI-së i kërkon drejtuesve të policisë të rrisin sigurinë. Protesta e opozitës? “Ka të drejtën e saj”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i LSI, një deputet mjaft i rëndësishëm në qarkun e Gjirkastrës, Vangjel Tavo duket se është o pashqetësuar nga protesta e opozutës që sot ka hyrë në ditën e 20-të.

Tavo thotë se “opozita është në të drejtën e saj” për të protestuar ndërsa vazhdon t’u qëndrojë kritikave për drejtuesit e policisë në zonën e Gjirokastrës duke pohuar se “banorët e Dropullit kërkojnë më shumë siguri dhe rend”.

“Tranzicioni i gjatë politik shqiptar i më shumë se dy dekadave të fundit ka qenë në shumë raste jo optimist për të ardhmen e vendit, por duhet pranuar që e drejta e protestës të çdo force politike ka qenë gjithmonë e garantuar. Ndaj çdo forcë politike, në opozitë apo mazhorancë ka të drejtën e saj të ndërtojë si e shikon të arsyeshme aksionin e saj politik. Dhe, këto aksione politike nuk gjykohen nga politikanët, por nga shqiptarët. Janë ata të cilët me votën e tyre, me datën 18 Qershor, do të japin vlerësimin për çdo subjekt politik. Nuk duhet të pyesim se si politika e sheh politikën, por se si shqiptarët e shohin politikën. Unë mund të them me bindje, si deputet i Lëvizja Socialiste për Integrim, që interesi i shqiptarëve, stabiliteti i vendit, dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë përbëjnë aksionin tonë politik, filozofinë tonë partiake, dhe detyrimin tonë ndaj vendit. Ne jemi përfaqësues të vullnetit të qytetarëve ndaj misioni ynë është t’i shërbejmë shqiptarëve dhe t’i japim shtysë vendit të ecë më shpejtë drejtë anëtarësimit me të drejta të plota në BE. Ndaj dhe çdo opinion i yni nuk mund të jetë ndryshe për të gjitha forcat politike, përveçse, “integrimi, integrimi, integrimi” si e vetmja moto e të gjithë politikës shqiptare”, është përgjigjur Tavo lidhur me kërkesat e opozitës në një intervistë për gazetën “Sot”.

Pyetur mbi  kritikat e forta që ka shfaqur më herët mbi disa drejtues të policisë në zonën e Gjirokastrës dhe faktit nëse vazhdon t’u qëndrojë të njëjtave deklarata, deputeti i LSI, ka thënë:

“Unë kam patur privilegjin e jashtëzakonshëm, që për mbi njëzetë vjet të përfaqësoj qarkun e Gjirokastrës në Kuvendin e Shqipërisë. Të jem zëri i këtij komuniteti dhe t’i shërbej me pasion të gjithë banorëve të këtij qarku, ka qenë e mbetet misioni dhe përgjegjësia ime. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë në legjislativ, unë nuk jam marrë me kritika por me përgjegjësitë që kanë institucionet në hidhje me shqetësimet që kanë banorët e qarkut që unë përfaqësoj. Edhe në këtë rast, unë ngrita një shqetësim pa kritikuar askënd por duke ngritur zërin për zgjidhjen e një problemi që shqetësonte banorët e Dropullit, të cilët ishin të shqetësuar për rastet e shumta të vjedhjeve dhe bastisjeve të shtëpive në këtë zonë. Banorët e Dropullit kërkojnë më shumë siguri dhe rend në mënyrë që të jetojnë më të sigurtë dhe të mbrojtur. Për sigurinë dhe standardin e jetesës së banorëve të Gjirokastrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt, Libohovës dhe Këlcyrës unë do e ngre zërin gjithmonë, pasi kjo është detyra, përgjegjësia dhe misioni im.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img