Hapësire reklamuese

Politikë

Vangjel Dule: Seanca e djeshme ishte provokim, mënyra si u sollën deputetët...

Shkruar nga Newsbomb

Seancën e djeshme në Parlament, ku u miratuan dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilësoi provokative, në një kohë kur opozita protestonte jashtë parlamentit.

I ftuar në studion e Byro Politike, Dule theksoi se Rama i përdori deputetët e tij mish për top, ndërkohë që bëri krahasime me protestat e jelekverdhëve në Francë.

“Seanca e djeshme ishte e konceptuar si provokim. Mënyra si u sollën disa deputetë. A do kalonte një përfaqësues i Macron krah jelekverdhëve. A do ishin të përmbajtshëm ata jelekverdhë. Ata duhet të respektonin ata që protestonin. Pse nuk ishte dje Kryeministri në seancë se i përdori deputetët e vet në mish për top. Dje e donte atë seancë me qëllim që të justifikonte apostioreri. Asnjë drejtues nuk lë ata që drejton vetëm”.

Sipas Dules, Rama ka përdorur kancelaritë në Tiranë dhe mediat se opozita është e dhunshme, në një kohë kur vetë Rama donte një seancë të dhunshme, ndërsa opozita dha leksion demokracie.

“Nuk lanë vend duke filluar nga kanceralitë në Tiranë  dhe media që ka opozitë të dhunshme. Opozita dha leksion demokracie, lëshoi mandatet dhe pasi dështoi, Rama donte seancë dhunshme, por që sërish dështoi”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu