Hapësire reklamuese

Politikë

Vangjel Dule: Qeveria i rrëmbeu tokat minoritarëve, Basha na ka premtuar se do e korrigjojë abuzimin

Shkruar nga Newsbomb
Vangjel Dule

Vangjel Dule tregon pse dha dorëheqjen nga pozicioni i nën-kryetarit të kuvendit, gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, kur PBDNJ ishte pjesë e koalicionit fitues që shpjegon dhe arsyen pse nuk do të negociojë me Ramën.

“Mandati i kaluar, por edhe ky i mazhorancës karakterizohet nga hapa prapa për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve. Të drejtat e minoriteteve pësuan goditje, ndarja territoriale administrative krijoi një problem të paprecedentë. Ajo që ndodh me pronat te pjesëtarët e minoritetit etnik grek dhe në veçanti në Himarë, nuk ka ndodhur nuk ka ndodhur në asnjë periudhë të historisë së shtetit modern shqiptar”, tha Dule.

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut tha në emsionin “Top Talk” se është drejt finalizimit të marrëveshjes me koalicionit opozitar. Sipas tij, Basha bën diferencën nga Rama sepse ndjek politike që nuk bien ndesh me interesat e minoriteteve.

“Qëndrimi i Bashës është në radhë të parë, larg politikave klienteliste dhe larg parimit që i rrëmbej pronën pronarëve të paligjshëm dhe ua vë me ligjshmëri të dyshimtë ortakëve dhe klientëve të mi elektoral.

Çfarë po ndodh sot në Himarë? Tokat u rrëmbehen, është shndërruar në industri prodhimi i ligjeve nga qeveria, nga vetë kryeministri Rama me qëllim tjetërsimin total të statusit pronësor në zonën e bregdetit të Jonit në dëm të pronarëve dhe në favor të oligarkëve. Vetë Basha është angazhuar dhe është me idenë se prona i takon pronarit të ligjshëm”.

I pyetur nëse do të ketë shfuëqizime vendimesh nëse vijnë në pushtet, Dule shprehet: “Politika do të mbështesë idenë se prona i takon pronarit të ligjshëm.  Çdo lëvizje që do të bëhet në kuadër të ligjit, nuk do të bjerë në kundërshtim me interesat e pronarit dhe komunitetit”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll