Hapësire reklamuese

Politikë

Vangjel Dule merr pjesë në festën e Greqisë dhe flet për raportin e Kacifas: E vërteta shëron, të besojmë prokurorinë në zyrë apo...

Shkruar nga Newsbomb
Vangjel Dule merr pjesë në festën e Greqisë dhe flet

Kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule mori pjesë gjithashtu në ceremoninë në varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës, në ditën ndërkombëtare të “Jo-së”, që njihet si festë ndërkombëtare në Greqi.

Ai ka folur në lidhje edhe me raportin e Kostandino Kacifas, ku prokuroria doli në konkluzion se është vetëvrarë.

Ai u shpreh se vetëm e vërteta shëron, teksa tha se edhe pse kanë kaluar tre vite nga vrasja e tij, nuk ka një raport zyrtar çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

“Prej ditës së ndodhisë tragjike të vrasjes së Kacifas janë shprehur dhe do vazhdoj të shprehem qartësisht. Është vetëm e vërteta ajo që shëron dhe e vërteta nuk na është treguar. Çdo truk që përdoret si nga prokurorë, media, nuk ka asnjë fat veç të vërtetës. Nuk kemi precedent tjetër në vendin tonë ku të kemi një vdekje dhe pas tre vitesh të mos kemi një raport zyrtar çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Ju thoni se prokuroria thotë se është vetëvrarë, unë po ju them se në deklaratën zyrtare të policisë së shtetit ditën e ngjarjes tragjike që tha është vrarë nga RENEA. Kë duhet të besoj, dikë që e studion nga zyra e prokurorisë apo dikush që ishte pjesëtar në vrasjen e asaj dite. Të mos shpërndahemi në lajme që nuk kanë lidhje me të vërtetën por që kanë si objekt vetëm propagandën dhe konfuzionin. Vetëm e vërteta shëron”shkruan Dule.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.