Hapësire reklamuese

Politikë

Vangjel Dule: Kur Rama humbi bashkinë përballë Bashës, ne që e kishim në koalicion përpiqeshim ta mbanim në rregull nga gjendja psikologjike

Shkruar nga Newsbomb
Vangjel Dule - Edi Rama

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur për sulmet që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij, kur e krahasoi me kandidatët e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Dule tha se Rama i bën këto veprime për të shmangur debatin me Bashën, pasi kryedemokrati i kujton dështimin e tij në politikë kur i mori bashkinë e Tiranës në vitin 2011.

Ai tregoi se ka qenë në koalicion me Ramën dhe bashkë me aleatët e tjerë përpiqeshin ta mbanin Ramën në rregull nga gjendja psikologjike.

“Me ato fyerje Rama përpiqet që të shmangë një debat me Bashën, pasi kreu i PD i kujton dështimin e tij politik në 2011, kur i mori bashkinë e Tiranës. Unë isha në koalicion me Ramën në atë kohë dhe me anë të telefonatave përpiqeshim të mbanim në rregull gjendjen e tij psikologjike”, tha Dule.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll