Hapësire reklamuese

Politikë

Vangjel Dule kërkon komision e hetimor: Të mbledhim firmat, për pazaret e kompanive vendase të energjisë

Shkruar nga Newsbomb
Vangjel Dule kërkon komision e hetimor: Të mbledhim firmat, për

Deputeti Vangjel Dule në fjalën e tij në Kuvend u ka bërë thirrje kolegëve që të mbledhin firmat dhe të ngrenë një komision hetimor për veprimtarinë e kompanive prodhuese të energjisë elektrike. Sipas tij, përpara është një periudhë më e vështirë se aktualja.

Periudha e vështirë që na pret përpara, nuk është e shkurtër. Paralajmërimi i Lagard i dy ose tre orëve më parë (Christine Lagarde - shefja e Bankës Qëndrore Evropiane) ishte se inflacioni do të zgjasë të paktën edhe dy vite.

Edhe kolegët e opozitës, duhet të mbledhim firmat për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me aktivitetin e aktivitetin e kompanive prodhuese të energjisë në vend. Pazaret janë me kosto dramatike për vendin. Është emergjencë", u shpreh Dule.

Po ashtu, deputeti foli dhe masat e marra nga qeveria për të ndihmuar qytetarët në këtë periudhë, duke thënë se politikat e socialistëve janë "demagogjike dhe refraktare".

 

"Politikat tuaja nuk janë aspak evropiane. Nuk janë aspak koherente. Janë politika improvizimi, demagogjie, protagonizmi. Shumë larg praktikave të ndjekura nga vendet e tjera. Përmenda shembullin e Gjermanisë, SHBA, vendeve të tjera të Evropës. Sot kryeministrja britanike prezantoi paketën e masave, fatura vjetore nuk do të jetë mbi 2,500 paund për energjinë elektrike dhe gazin.

E dini sa është e ardhura mesatare e familjes britanike krahasuar me atë të Shqipërisë?! Mbi 7-8 herë më e lartë. I kuptoni masat që po merrni?!

Vazhdoni me politikat tuaja refraktare ndaj çmimit të karburanteve. Sot që flasim çmimi i "Brentit" është i njëjtë me atë të para invazionit në Ukrainë. Ju realitetin nuk doni ta lexoni dhe ta reflektoni në vendimet tuaja", vijoi Vangjel Dule.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu