Hapësire reklamuese

Politikë

Vangjel Dule dhe Fredi Beleri shkojnë në Greqi dhe takojnë ministrin e Jashtëm të Greqisë Dendias, kërkojnë mbështetje për zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
Vangjel Dule dhe Fredi Beleri shkojnë në Greqi dhe takojnë

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe kreu i Omonias Fredi Beleri kanë zhvilluar një takim në Greqi, me zyrtarët më të lartë të diplomacisë greke. Ata janë pritur nga ministri i Jahstëm Nikos Dendias dhe zv.ministri Costas Vlasis.

Prezent ka qenë dhe kreu i degës së Omonias atje Vassilis Kagios. Ky takim vjen në një kohë kur vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në fushat, dhe duket se Dule e Beleri kërkojnë mbështetje nga fqinjët.

“Greqia është në mënyrë të vendosur në anën e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri. Me Zëvendës Ministrin e Jashtëm Kostas Vlasis ne mbledhje e Ministrisë së Jashtme, me Presidentin e Bashkimi Demokratik të Pakicës Kombëtare Greke (DEEEM) / Omonia V. Kagios, Presidentin e KEAD V. Doule & Presidentin e Degës së Omonia në Heimarra F. Beleri”, shkruan ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias në Tëitter.

Kujtojmë se, Fredi Beleri është nën hetim në Shqipëri për masakrën e Peshkëpisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda muaj para se të shkrihej për t’i hapur rrugë SPAK-ut, ka pasur të dhëna se Beleri është arrestuar menjëherë pas masakrës në kufirin greko-shqiptar.

Kreu i Omonias është marrë në pyetje për tre orë nga prokurorët shqiptarë. Fredi Beleri akuzohet për akte terroriste, pasi ka qenë pjesë e grupit të komandos greke që sulmoi postën shqiptare në vitin 1994.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll