Talent Show për fëmijë “Gjeniu i vogël” , ka kurorëzuar si fituese Vanesën, vogëlushen nga Saranda.
Juria zgjodhi mbrëmjen e djeshme, atë si fituese, mes dy talenteve të tjera, Artemisës dhe Reas.
Por edhe pse i suksesshëm, ky edicion i Gjeniut të Vogël nuk mundi t’i shpëtonte dyshimeve dhe debateve të publikut për emrin e fituesit të çmimit të madh.
Mbrëmë rrjetet sociale, gëlonin nga komentet dhe statuset për vendimin e jurisë . Nuk ishte vetëm publiku i thjeshtë ai që morri guximin të gjykonte jurinë për vendimin e çmimit të madh, por edhe artistët dhe profesionistët e muzikës shqiptare.
Ata që i kanë ndjekur dhe dëgjuar që nga fillimi këta fëmijë të talentuar kanë arritur vetë te emri fitues i Gjeniut,. ndërsa për ata që nuk e kanë parë, ne do ju prezantojmë me 3 interpretime të secilës nga vajzat finaliste.
Le të fitojë më i miri, (do thonim ne) por tashmë fituesi është shpallur. Urime Vanesës!
1.Vanesa
2.Rea
3.Artemisa