Persona të paidentifikuar kanë vandalizuar varrin e filozofit të famshëm gjerman Karl Marks.
Karl Marks prehet në varrezën Highgate të Britanisë së Madhe, e cila menaxohet nga “The Friends of Highgate Cemetery Trust” dhe tërheq mijëra vizitorë çdo vit.
Shoqata bamirëse tha se pllaka e mermerit në varrin e Karl Marks është goditur disa herë me çekan, nga një person që e ka kryer aktin qëllimish gjatë fundjavës.
Varri i babait të komunizmit është monument kulture i shkallës së parë, duke e renditur në një ndër veprat më të rëndësishme në Londër.