Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

VAMPIRET E KOMBIT !

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

72bb65ab9f44f7666a75dcca08388037

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Në raste festash kombëtare, sidomos në këto të fundnëntorit, në televizor shfaqen atdhetarët e vërtetë të kombit dhe përballë tyre, për t’i nderuar edhe në emrin tonë, vampirët e kombit!

Ata që nderohen nga shqiptarët, kanë shkrirë pasurinë e tyre, kanë luftuar e kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi!

Pushtetarët që shtiren sikur i nderojnë, i kanë dhënë vetes lirinë për të vënë pasuri duke i vënë shqiptarët të luftojnë për ta!

A ka shfaqje më të shëmtuar teksa sheh zullumqarë kronikë që përkulen përpara heronjve të kombit?!

A nuk duken ata si aktorë të dobët që shtiren si të rënduar nga pesha e mirënjohjes dhe e përgjegjësisë ndaj shtetit e kombit, por që hipokrizia u rrjedh nga çdo pore e lëkurës së fytyrës së tyre të pafytyrë?!

Pushtetarët i vlerësojnë jashtë mase rituale të tilla periodike, sepse i shohin si momente tepër efikase “piari”.

Ata mendojnë se duke u parë të përmalluar përpara monumenteve përkujtimore, lapidarëve apo statujave të heronjve, duke u përkulur e ulur kokën, në sytë e publikut do të njejtësohen me perceptimim që populli ka për heronjtë e tij të vërtetë!

Ata mendojnë se këto dalje publike funksionojnë si goma boje, që fshijnë rekordet e tyre kriminale, dhe i riciklojnë ata vetë si të pastër, qelibar!

Ata mendojnë se ato momente solemniteti të heshtur, u japin atyre më shumë pikë elektorale sesa fushatat e mbushura me mashtrime dhe me ofendime për kundërshtarët!

Ata nuk kanë menduar gabim!

Këto shfaqje të tyre të paramenduara dhe të kuruara me kujdes, deri tani kanë funksionuar, sepse për fat të keq populli e ka pasur nervin të mpirë dhe kujtesën e shkurtër! Kohët ndryshojnë dhe këto shtirje nuk po u ecin më! Njerëzit po zgjohen e po kuptojnë se pushtetarët e politikës nuk udhëhiqen në jetën e tyra nga e mira e përgjithshme, nga vlerat kombëtare dhe nga vizioni i një kombi shqiptar të bashkuar në një shtet të përparuar! Ata udhëhiqen vetëm nga deliret e tyre për pushtet dhe nga pangopësia materiale! Ata nuk humbin asnjë ditë për të bërë para për vete dhe sojin e tyre, në jetë të projektuara larg këtij vendi! Ata kanë tradhëtuar votuesit, ata janë bukëshkalë dhe nuk e kanë për gjë të bëhen edhe tradhëtarë.

Ata që përloten e mallëngjehen përpara një kurore lulesh!

Ata që kanë paturpësinë të puthin publikisht flamurin kombëtar! Flamurin që atdhetarët e vërtetë e kanë larë me gjak. Sa herë që ata e puthin, aq më tepër ai flamur zbardhet, sikur bojën-gjak ta ketë thithur ndonjë vampir!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img