Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Valixhet metalike në oborrin e Presidencës, vjen reagimi: Ka një aktivitet kulturor me Ansamblin e Dibrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta shpërfill punimet e Kuvendit për shkarkimin e tij. Ashtu si ka ndodhur dhe më herët, Meta në një kohë që ndaj tij ndërmerreshin veprime të caktuara nga mazhoranca, ai organizonte evente në Presidencë ose udhëtonte në zona të ndryshme të vendit.

Këtë herë, Kreu i shtetit ka organizuar në Presidencë një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”. Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se do të jepen tituj për disa personalitete të këtij Ansambli.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti. Ftohen mediat për transmetim LIVE!”, njofton Presidenca.

Lexo edhe: Zhvillime “të çuditshme” në Presidencë: Disa furgonë brenda rrethimit marrin valixhe të mëdha metalike

Më shumë




spot_img








spot_img