Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Vali Corleone flet pas plagosjes dhe rrëfen ngjarjen: I thashë, më gjuaj çika ime! Më gjuaj se jam King

spot_img

Lajme të ngjashëm

Personazhi i njohur për publikun, Vali Corleone u plagos në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga një vajzë 22-vjeçare që ndodhej në banesë me të.

Ditën e sotme Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurës.

Vali Corleone e ka konfirmuar rastin duke rrëfyer me mënyrën e tij të veçantë se si ka ndodhur ngjarja.

“Po jam i plagosur nga vazja që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistolet me plumb në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thash qikës më gjuaj tani! Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë i thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për Gazetën Express.

Po ashtu, ai njoftoi se tani është në shtëpinë e tij duke u shëruar nga plagët dhe se është liruar nga spitali.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali i Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”, tha Vali.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img