Hapësire reklamuese

Aktualitet

Valentina Leskaj, zonja e parë shqiptare e zgjedhur në Bordin Antisemitist më të fuqishëm të botës!

Shkruar nga Newsbomb
Valentina Leskaj, zonja e parë shqiptare e zgjedhur në Bordin

Nga Anta Muçaku

Valentina Leskaj mund të kishte zgjedhur ndryshe. Politikania shqiptare njihet gjerësisht në gjeneratën e saj si një zonjë e kuruar, modeste e matur, e që bëri beteja të forta politike. Por në kulmin e saj të karrierës politike, vendosi të tërhiqet për të nisur diçka tjetër.

Gruaja që hyri në politikë si një vlerë e shtuar e të majtës, doli nga politika kur e pa se nuk kishte ç’të jepte më në një ambient si ai.

Por, populli thotë se kur mbyllet një derë, hapet një dritare: dhe Valentina Leskajn e kërkuan direkt nga komiteti amerikano-izraelit për të qenë në bordin e një organizate nga më influentet në botë. Për këtë zgjedhje, për politikën që do të donte, për punën e parreshtur në shoqërinë civile e për familjen, Valentina Leskaj “zbërthehet” në këtë bashkëbisedim.

Ah, mos kërkoni emra politikanësh në këtë rrëfim, sepse për Valin, vlerë kanë parimet, idetë… njerëzit shkojnë e vijnë….

Sa kohë ishte aktive në politikë, asnjëherë nuk doli jashtë parimeve të saj dhe tanimë jashtë politikës jep një shembull që i mungon shoqërisë. Larg të qenit ministre, kryetare e Grupi Parlamentar, apo deputete, Vali po i jep sërish shoqërisë duke forcuar rolin e gruas, tolerancën për një shoqëri të drejtë duke shërbyer në një organizatë ndërkombëtare në përpjekjen kundër antisemitizmit.

Valentina Leskaj është e para grua e një vendi mysliman që bën pjesë në bordin këshillues të CAM (The Combat Anti-Semitism Movement) dhe emri i saj sot qëndron në këtë organizatë të fuqishme përkrah figurave të mëdha nga vende të ndryshme të botës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese