Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Valë arrestimesh në Tiranë, ndalohet 52-vjeçari që rrahu 4 veta (INFORMACIONI I PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

1cb3c888e4aa6b71edde1409330087cf

Policia e Tiranës ka kryer 10 arrestime ditën e sotme për shkeljet e një sërë veprash penale si: dhunim, grabitje, aksident, etj.

Ngjarja që tërhoqi më tepër vëmendje ishte ndalimi i 52-vjeçarit me iniciale R.K.. Ai akuzohet se ka dhunuar me mjete të forta 4 persona, të cilët u përfshinë në një sherr për motive banale.

Njoftimi policis
ë:
Gjatë orëve të fundit nga strukturat e D.V.P. Tiranë janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 10 persona.

Strukturat e D.V.P. Tiranë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, gjatë orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit” ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 shtetas.


U bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një telefon shtetasit E. K.


U arrestua shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. A., 16 vjeç, pasi janë gjetur brenda banesës së shtetases M. Y., si dhe kanë tentuar të vjedhin mjetin e shtetases I. L.


U arrestua shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Në rrugën “Llazi Miho” ky shtetas ka aksidentuar me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi :V. S., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën Dervish Hima” dhe “Mustafa Matohiti” iu ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë lokalizuar dhe kapur dy shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: Rr. B., 57 vjeç dhe A. A., 61 vjeç ( të dy banues në Tiranë) të shpallur në kërkim për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar ” dhe ”Fshehje e të ardhurave”.

———
Po gjatë orëve të fundit është proceduar në gjëndje të lirë shtetasia:

Q. A., 51 vjeçe për veprën penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara “, pasi në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të “bar-kafe”, në pronësi të kësaj shtetaseje u konstatua një kompjuter i cili dyshohet se përdorej për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit.

Vijon puna nga strukturat e D.V.P. Tiranë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Më shumë

spot_img