Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë, Edi Rama i përgjigjet qartë: Mundësinë e dytë e jep vetëm Zoti, PS, JO!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama shuan shpresat e Valdrin Pjetrit, pas deklaratës që bëri dje ky i fundit duke pritur një shans të dytë nga Partia Socialiste për rikandidimin e tij për Bashkinë e Shkodrës. Zgjedhjet atje do të mbahen më 6 mars dhe Pjetri tha se tashmë është i pastër me vendim të gjykatave shqiptare.

Mirëpo, Edi Rama ka qenë i qartë në përgjigjen e tij: Shansin e dytë e jep vetëm Zoti, PS-ja JO!

“Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale. Mund t’i japim njëri-tjetrit kur jemi miq, kur për një gjë ose për një tjetër shanset e dyta lëndohen, shancset e dyta pastaj i jep zoti. PS nuk jep shans të dytë për askënd që e vendos partinë në pozita të vështira, që bën deklaratë të rreme lidhur me jetën, veprimtarinë dhe të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me pastërtinë e figursë”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Në fundin e vitit të shkuar me vendim të formës së prerë gjykatat shqiptare vendosen që t’i jepnin të drejt Valdin Pjetrit, kryetarit të zgjedhur dhe të dorëhequr të Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Me këtë vendim në duar, Valdrin Pjetri për herë të parë, vendos të flasë dhe të thotë të vërtetën e tij që ai pretendon se është shume larg gjithë çka u tha për të. (Lajmin e Pjetrit mund ta lexoni në artikullin më poshtë, në rubrikën “LEXO EDHE”.)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img