Imitimi i Xhemi Shehut në emisionin e humorit të së dielës "Portokalli" duket se nuk i ka pëlqyer Valbona Selimllarit. Por vënia në lojë me humor e spektaklit "Dancing With The Stars" dhe imitimi i një prej anëtareve të jurisë që është Valbona, ka prekur këtë të fundit.
Ajo është shprehur në emisionin "Fun Club" në Top Channel se nuk pëlqen ta imitojnë, sepse më shumë se shaka ajo që ndodh në "Portokalli", sipas Valbonës është tallje.
“Nuk e kam ndjekur asnjëherë! Mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë, për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj.
Nuk më pëlqen fare. E kuptoj gjithë sasinë e humorit, por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer.
Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka. Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona Selimllari. Një episod nga "Dancing Portokalli":