Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vala shkatërruese e Covid-19 po godet rëndë Indinë, mungesa e vaksinave penalizon personat mbi 18 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

India është bërë vendi i parë që raporton më shumë se 400,000 raste të reja të koronavirusit në një ditë të vetme, pasi ka mungesë të theksuar të furnizimit me vaksina.

BBC raporton se rreth 3,523 vdekje u regjistruan zyrtarisht në 24 orët e fundit, por shifra reale mendohet të jetë shumë më e lartë, pasi shumë viktima nuk raportohen.

Duke filluar nga sot të gjithë të rriturit në Indi kanë të drejtë të vaksinohen. Por disa qytete thonë se nuk kanë doza për të kryer vaksinimin në masë, kryesisht tek personat mbi 18 vjeç. 

Më herët India kishte përqendruar procesin e vaksinimit tek punëtorët që ishin në vijën e parë të luftës me Covid-19 dhe tek personat mbi 45 vjeç.

Ndërsa India po përballet me mungesa të theksuar të oksigjenit dhe shtretërve spitalorë, pasi një valë e dytë shkatërruese e koronavirusit po godet fort sistemin e saj shëndetësor.

Ndërkohë, nga një zjarr i rënë mëngjesin e së shtunës në një spital në qytetin perëndimor të Bharuch, humbën jetën 12 persona.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img