Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Vala e nxehtë mbërrin në Shqipëri, sinoptikanët thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet, merrni ujë me vete

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tashmë i nxehti Afrikan ka mbërritur në Shqipëri dhe ditët në vijim sipas sinoptikanëve do të jenë “ferri në tokë”.  Sinoptikania Lajda Porja ka bërë me dije se temperaturat do të arrijnë vlera ekstreme, deri në 40 gradë Celsius, ku dita e mërkurë dhe enjte do të jenë më problematiket.

Ndër të tjera, Porja u ka bërë thirrje qytetarëve që tri ditët e ardhshme të shmangin sa më shumë lëvizjet në ambiente të zhveshura, ndërsa kur janë të detyruar të lëvizin, të marrin me vete ujë.

“Prej 48 orësh kemi pasur ardhjen e masave ajrore nga brigjet e Egjeut. Është ndjerë menjëherë rritja e temperaturave mëngjesin e sotëm. Edhe pse ishte ora 4 ose 5 e mëngjesit, nuk dukej aspak freskët. Edhe në zonat malore ka pasur rritje temperaturash. Kjo është problematike për organizmin e njeriut, duke pasur një natë zagushi. Sot temperaturat kanë regjistruar vlerën e 37 gradë. Jemi në ditën e dytë të kësaj vale, ditë më të vështira na presin.

 Kur vijnë këto grimca rëre, masa ajrore, marrin gjithmonë me vete pluhurin ose masa të Saharasë, është një ndotje e ajrit. Kjo sjell bezdisje dhe problematikë, por nuk është ndotje afatgjatë, që sjell problem në organizmin e njeriut. Në episodin e këtij fenomeni ekstrem, të quajtur vrasësi i heshtur, më problematike janë temperaturat shumë të larta, kryesisht të mërkurë, të enjte, të premten, ku edhe në zonat malore do kemi temperatura shumë të larta. Më problematike dhe vlerat më ekstreme priten në Berat, Elbasan, Kuçovë, Gjirokastër, ku do të kemi temperatura mbi 40 gradë.

Është një situatë anormale, sa i përket kushteve klimatike, për një situatë të zakonshme për ne. Kjo valë nuk do të jetë e vetmja gjatë kësaj vere. Ditët më problematike këtë radhë do të jenë e mërkura, e enjtja, ku edhe kryeqyteti do të shënojë vlerën e 39-40 gradë. Këto janë quajtur si “valët e ferrit”. Për këtë do të thoja që të shmangen lëvizjet në ambientet e zhveshura, në oraret e mesditës. Ata që janë të detyruar të lëvizin, të marrin ujë me vete. Të paktën për tre ditët që do të vijnë”, tha sinoptikania Porja për “News24”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img